Një 40-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën teksa po punonte për rikonstruksionin e një kabine elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku Paulin Mexhaj, punonjës i një kompanie private ndërtimi është rrëzuar nga një mur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas të dhënave të para, muri ku po punonte 40-vjeçari është rrëzuar dhe ai është zënë poshtë nga disa gurë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Top Channel