Çfarë ndodhi? Po punonte në kabinën elektrike, humb jetën 40-vjeçari
31/10/2019 12:13
Një 40-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën teksa po punonte për rikonstruksionin e një kabine elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku Paulin Mexhaj, punonjës i një kompanie private ndërtimi është rrëzuar nga një mur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas të dhënave të para, muri ku po punonte 40-vjeçari është rrëzuar dhe ai është zënë poshtë nga disa gurë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Top Channel