Anëtari i KLP-së nën dyshime për gjeste intime gjatë orarit të punës, ILD kërkesë në Kushtetuese për shkarkimin e Olger Eminajt Në 100-vjetorin e krijimit të Prefekturës së Tiranës, personalitete të larta të shtetit, përfaqësues të institucioneve, ambasadorë dhe klerikë të besimeve fetare në vendin tonë u bënë bashkë për të festuar këtë përvjetor, ku Prefektura bën një shekull që nga krijimi i saj në vitin 1926.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vlerësoi rolin e këtij institucioni ndër vite. “Ky institucion ka shërbyer si një urë lidhëse ndërmjet pushteteve… ka qenë aty në përballimin e fatkeqësive”, deklaroi Presidenti Begaj.
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, vlerësoi punën dhe kontributin e paraardhësve të tij dhe institucioneve qendrore e vendore që bashkëpunojnë për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. “Një prefekturë e fortë do të thotë një shtet më i organizuar dhe siguri për qytetarët. Le të punojmë me qytetarët për një Tiranë më të denjë për rolin që mban. Tirana është zemra e kombit shqiptar”, tha ndër të tjera Hajdari.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm të Prefekturës së Tiranës u përkujtua i gjithë historiku i këtij institucioni që nga krijimi dhe roli i saj në transformimin e qytetit dhe shërbimin e qytetarëve.
Top Channel