Vitaminat konsiderohen si mburoja më e mirë e syve, mungesa e tyre në organizëm shfaq problem në shikim por jo vetëm. Problemet e syve mund të shfaqen dhe nga përdorimi i tepërt i aparateve teknologjike por edhe nga mosha.

katër vitaminat e nevojshme që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin e syve

Vitamina A

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për sytë. Përmbajtja e kësaj vitamine në organizëm ndihmon që njeriu të shikojë qartë edhe në errësirë ose në dritë të pakët. Mungesa e kësaj vitamine e dëmton ndjeshëm shikimin.

Vitamina C

Vitamina C është ndikon gjithashtu në përmirësimin e shikimit. Studiuesit thonë se prania e kësaj vitamine e ul me 33% rrezikun e problemeve në shikim.

Vitamina E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira të cilat dëmtojnë shumë organet e trupit.  Radikalet e lira dëmtojnë proteinat e syrit të cilat shkaktojnë mjegullim në shikim.

Ushqyes që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin e syrit.

Zinku lehtëson rrugëtimin e vitaminës A nga mëlçia tek retina e syrit ku edhe prodhon melaninën. Ky pigment mbron sytë nga rrezet ultra vjollcë.

Një ushqyes tjetër i nevojshëm janë acidet  yndyrore omega-3 të cilat shërbejnë si mburojë e retinës por edhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA