Gjykata dënon me 14 vite David Myrten dhe me 17 vite Spiro Xholin.

Pazaret e prishura të drogës kanë qenë shkaku që ka nisur sherrin i cili përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur rëndë marsin e 2017-s në Braçanj të Devollit. Prokuroria kërkoi 18 vite burg për David Myrten dhe po 18 vite për Spiro Xholi.

Dy autoret vranë duke goditur me dru 42-vjeçarin Zarif Alliu në fshatin Bracanj.

Sipas të dhënave të policisë David Myrte, asokohe 25 vjeç,  banues në fshatin Braçanj-Devoll ishte autori i ngjarjes ndërsa në pranga përfundoi edhe i plagosuri Mendar Burnazi i cili u përpoq të fshehë rrethanat e ngjarjes duke u akuzuar për deklarim të rremë. Pak muaj më vonë u arrestua edhe Spiro Xholi. 50-vjeçari në bashkëpunim me David Myrten, pas një konflikti për motive të dobëta, vranë me paramendim Zarif Alliun, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, si edhe lanë të plagosur Mendar Burnazin 42 vjeç, banues në Nizhavec.

Mentor Burnazi, Zarif Alliu dhe D.Sh sipas të dhënave fillestare ishin nis​u​r drejt shtegut klandestin në këtë zonë por u sulmuan nga një grup personash të cilët i kanë goditur me dru duke i masakruar.

Top Channel