Vlorë/ ‘Operacionalja’ arreston 3 persona, sekuestrohen rreth 50 kg çokollatë-hashash

29/10/2019 17:17

Forcat Operacionale në Vlorë kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave, pas një bashkëpunimi të realizuar me agjentë të infiltruar.

Rreth 50 kg çokollatë-hashash janë sekuestruar në një makinë të llojit “Opel” me portobagazh dhe ngjyrë blu. Operacioni u realizua në zonën e Skelës, në qytetin bregdetar.

Më shumë detaje mbi ngjarjen pritet të mësohen në vijim.

  Aksioni antidrogë i ‘Operacionales’, nisi në Fier për t’u finalizuar në Vlorë

Top Channel