Presidenti amerikan, Donald Trump, shkoi te dielën për të parë ndeshjen e pestë të një prej kampionateve më të ndjekura të futbollit amerikan, bashkë me gruan e tij, Melania.

Turma në stadium e priti me fërshëllima, me thirrje “futeni në burg” dhe tabela “veteranët janë pro shkarkimit të presidentit”.

Trump kishte deklaruar vetëm pak orë më parë se forct speciale amerikane kishin vrarë kreun e ISIS, Abu Bakr al=Bagdadi.

Kur u bë përshëndetja tradicionale ndaj ushtarakëve amerikanë, turma brohoriti. Por kur kamera u kthye nga Trump dhe presidenti u shfaq në ekran me bashkëshorten, borhorimat u kthyen sërish në fërshëllima negative.

Trump u shfaq mospërfillës ndaj tyre dhe vazhdoi të përshëndetës. Më pas, tisa tifozë ngritën një parullë që shkruante “veteranët për shkarkimin”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel