Çështja e famshme e “Toyota Yaris” është rikthyer sërish për hetim.

Gjyqtari Fran Prendi deklaroi gjatë seancës paraprake se Prokuroria duhet të zhvillojë hetime shtesë për personat e paidentifikuar.

Prendi i la detyrë prokurorisë që të identifikoje personat e paidentifikuar, duke mos pranuar kështu ta çojë çështjen në gjykim.

Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, në një automjet tip “Toyota Yaris”.

Ngjarja u denoncua në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzon si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste: Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Në korrik të këtij viti, Basha u mor në pyetje për këtë çështje edhe nga prokurorët belg.

Vijon…

Top Channel