Shitet vepra e Cimabue! 26 milionë dollarë për pikturën që u gjet në një kuzhinë

29/10/2019 11:51

Një kryevepër e rrallë e mjeshtrit të madh të Rilindjes italiane, Cimabue e zbuluar rastësisht në kuzhinën e një gruaje të moshuar franceze, është shitur në ankand për 26 milionë dollarë.

Është hera e parë prej dekadash të tëra që çekiçi i ankandit bie për një vepër të Cimabues, i cili jetoi nga viti  1272-1302 e që njihej edhe si Cenni di Pepo. “Christ Mocked”, nga piktori i famshëm fiorentin u shit katër herë më shumë se vlerësimi paraprak në Senlis, në veri të Parisit.

E moshuara franceze nga qyteti i vogël i Compiègne e mbante pikturën të varur në kuzhinën e saj duke menduar se ishte një ikonë fetare greke. Ajo nuk e kishte idenë se nga vinte vepra e vogël dhe nuk e dinte as vlerën reale të saj.

Ekspertët e artit në Turquin, në Paris, përdorën teknologjinë me rreze infra të kuqe për të konfirmuar se piktura është pjesë e një cikli veprash të 1280-tës, viti kur Cimabue pikturoi tetë skena që lidheshin me Krishtin dhe kryqëzimin e tij.

Top Channel