Të enjten në mbrëmje Milani do të presë në “San Siro” ekipin e Spal dhe tekniku do të tentojë me çdo kusht të marri fitoren. Për të shkuar tek suksesi Pioli po mendon të bëjë disa ndryshime në formacion. Në krahun e djathë të mbrojtjes tekniku ka menduar të aktivizojë Duarte, teknikun nuk e kanë bindur Conti dhe Calabria në atë rol dhe ka vendosur të eksperimentojë me brazilianin, me shpresën që të rezultojë një bast i fituar.

Algjeriani Benaccer, pritet të aktivizohet në vendin e Lucas Biglia përpara mbrojtjes, për arsye se argjentinasi ka luajtur të dyja ndeshjet e drejtuara nga tekniku dhe ka nevojë për të ruajtur energji në ndeshjen ndaj Lazio-s në fundjavë.

Trajneri po mendon që të lerë në stol spanjollin Susso, duke qenë që lojtari ka bërë paraqitje jo në lartësinë e duhur por gjithashtu ka humbur dhe dashurinë e tifozëve, të cilët kanë shpërthyer në kritika ndaj tij. Në vendin e tij pritet të luajë  Samu Castillejo, ku do të ketë mundësinë të fitoj terren dhe të shpalosë vlerat e tij.

Piatek pritet të vendoset në qendër të sulmit, duke postuar Leaon në krahun e majtë.

Ja formacioni i mundshëm

Donarumma; Theo; Romagnoli; Musacchio; Duarte; Bennacer; Kessie; Calhanoglu; Leao; Piatek; Castillejo.

Top Channel