Top Story do të shfaqë sot skandalet e një koncesioni, atë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Nëpërmjet dokumentave ekskluzive, kontratës koncesionare dhe raporteve të auditit, ky dokumentar do të zbërthejë të gjitha arsyet se përse shqiptarët paguajnë biletat më të shtrenjtat në Europë.

Ajo që sot ngrihet si skandali më i madh, ka të bëjë me faktin se kush janë pronarët e rinj të Rinasit, pas shitjes së aksioneve nga gjermanët në vitin 2016. Top Story do të publikojë për herë të parë dokumentat sesi është kryer ky transaksion dhe kush fshihet realisht pas këtij koncesioni.

Një tjetër pikë e fortë e dokumentarit është raporti konfidencial i auditit ndaj koncesionarit, kur në vetëm 12 vite, ka arkëtuar plot 380 milionë euro.

Siguria në aeroportin e vetëm të Shqipërisë dhe publikimi i një video ekskluzive, hedh dritë mbi grabitjen e bujshme të parave në vitin 2016.

Një pjesë e dokumentarit, do të fokusohet edhe tek roli i CEO-së së Rinasit, Rolf Castro, si e ka menaxhuar aeroportin vitet e fundit.

Top Channel