Gjashtëmbëdhjetë shtete dhe mbretëri evropiane më 29 tetor 1863 formuan Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.

Deri në mes të shekullit të 19-të, nuk kishte asnjë sistem të organizuar për kujdesin e viktimave të luftës ose të plagosurve në fushëbetejë.

Në qershor 1859, biznesmeni zviceran Henry Dunant udhëtoi për në Itali, në atë kohë e pushtuar nga Franca. Kur mbërriti në qytetin Solferino, ai pa nga afër pasojat e një beteje franko-austriake, ku në një ditë të vetme, rreth 40 mijë ushtarë nga të dy anët u vranë ose u plagosën dhe trupat ishin lënë në fushë pa asnjë kujdes apo ndihmë.

Dunant braktisi plotësisht qëllimin fillestar të udhëtimit të tij dhe për disa ditë iu përkushtua organizimit të trajtimit dhe kujdesit për të plagosurit. Kur u kthye në shtëpinë e tij në Gjenevë, ai vendosi të shkruajë librin “Kujtesë e Solferinos” dhe u dërgoi kopje të librit figurave kryesore politike dhe ushtarake në të gjithë Evropën.

Kështu u përhap ideja e krijimit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, që u themelua 156 vjet më parë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel