Kryeministri Conte bë Shkup: Nuk duhet të lejojmë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të ndjehen të pasigurt

29/10/2019 16:36

Maqedonisë së Veriut duhet t’i lejohet të ecë më tej drejt Evropës. Kjo nuk do të thotë anëtarësim të menjëhershëm në BE, por përmes 35 kapitujve në negociata”.

Këtë e tha kryeministri italian Giuseppe Conte, në takim me Zoran Zaevin. Ai gjithashtu i ka thënë se Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e Italisë në rrugën euro-atlantike.
“Maqedonia e Veriut me Zaevin kryeministër është shembull për gjitha vendet ballkanike. Me guxim i ka tejkaluar gjitha sfidat. Ka mbështetje të madhe nga Italia. Falë këtij guximi Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s. Për këtë duhet t’i lejohet Maqedonisë së Veriut të ecë më tej drejt Evropës”, tha Conte.
Ai shtoi se Italia çdo herë do të jetë përkrah Maqedonisë së Veriut, duke bërë thirrje që nuk duhet të lejohet që qytetarët e këtij vendi të ndjehen të pasigurt.
Ndryshe, pas takimit me Conten, Zaev do të udhëtojë për në Bruksel ku do të ketë takim me Federica Mogherinin

Top Channel