Pas kontrollit të zhvilluar ditë më parë në Portin e Durrësin, mesditën e sotme kontrolli është përqendruar në doganën e Tiranës, për kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth doganës.

Në operacion u përfshinë 200 forca policie nga FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe u përdorën drone dhe qen antidrogë.

U kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona, dhe në përfundim u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme.

Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 7 persona.

Top Channel