Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për tre të akuzuarit mbi trafikimin e 613 kilogramë kokainë nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë, saktësisht Arbër Çekaj, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn

Mësohet se seanca ndaj administratorit të kompanisë Arbi Garden, në kontenierët e së cilës u gjet droga, si dhe për dy të akuzuarit e tjerë u la për në datën tetë nëntor, pasi mungonin avokatët.

613 kg e kokainës, të fshehura në banane, u kapën në mars të vitit të kaluar në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, të cilët u paraqitën për të kryer zhdoganimin.

Arbër Çekaj u ekstradua kohë më parë nga Gjermania, ku u arrestua dhe më pas kërkoi azil me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Gjithsesi, autoritetet gjermane vendosën ta rikthejnë në Shqipëri.

Top Channel