Ekskluzive- Shoferë të dehur dhe përdorues droge/ Mjekësia ligjore nuk ia del dot që ta riparojë pajisjen e analizave

29/10/2019 19:36

A ishte apo jo i dehur autori i aksidentit të trefishtë, në të cilin në muajin qershor humbën jetën tre pjesëtarë të një familjeje, çifti Valentina dhe Bardhok Biba dhe vajza e tyre Florinda?

Kësaj pyetjeje, hetuesit ende nuk i kanë kthyer përgjigjje, pasi ekspertiza mbahet peng nga mjekësia ligjore. Për këtë shkak ky proces dështoi sërish. Por kjo nuk është dosja e vetme që po zvarritet.

Prej pesë muajsh mjekësia ligjore nuk po ja del mbanë të riparojë pajisjen që quhet “Gaz Kromatografik”, me anë të të cilës kryhen analizat në gjak të kujtdo që dyshohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo përdorim lëndësh narkotike. Por përveçse një çështje burokratike pasi mjekësia ligjore njofton që po pret kompaninë e huaj që të riparojë defektin, kjo është kthyer gjithashtu në një çështje që po sjell dështim të hetimeve si edhe të gjyqeve me të pandehur të akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, apo për përdorim droge.

Ibrahim Hani përfaqësoi në Gjykatë një të dyshuar për trafik droge, por që analizat në gjak nga mjekësia ligjore e kanë nxjerrë edhe përdorues. Avokati këmbëngul se dëmtimi i aparaturës ka sjellë edhe më herët përfundime të gabuara që po ndikojnë në hetime.

Kjo është apatura për të cilën me shkresa të ndryshme mjekësia ligjore njofton gjykatat dhe prokuroritë në rrethe se analizat biologjike janë pezulluar që prej 3 qershorit 2019. Për këtë shkak prokuroria sipas shkresës që TCH disponon i kërkon këtij institucioni të rregullojë sa më shpejt defektin, pasi po shkaktohen vonesa vonesa në hetimet penale. Por mjekësia ligjore shpjegon se i ka kërkuar operatorit përkatës të ndërhyjë që të blejë reagentin kimik të domosdoshëm për laboratorin e toksikologjisë, por që nevojitet protokoll i vecantë.

Kjo vonesë veç zvarritjeve , po hap edhe lojën e mbrojtësve të mjaft të dyshuarve për drejtim mjeti në gjendje të dehur , të konstatuar nga drageri me nivele te larta alkoli, apo të përdoruesve. avokatët e tyre pritet të kundërshtojnë këto rezultate me justifikimin se analizat në gjak që duhet të kryhen nga aparatura, janë më të sakta se të tjerat.

Anila Hoxha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA