E pabesueshme se çfarë ndodh në Japoni, portieri pëson dy gola nga mesi i fushës në 90 sekonda

29/10/2019 18:18

Diçka e pabesueshme ka ndodhur në ligën e dytë të Japonisë në ndeshjen midis Montedio Yamagata dhe Ehime.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 dhe goli i dytë dhe i tretë u shënuan brenda 90 sekondash.

Deri këtu çdo gjë duket mëse normale, por ajo që është më interesante në këtë mes, janë pikërisht golat e shënuar për 90 sekonda.

Të dy golat janë shënuar nga mesi i fushës, në golin e parë portieri ka dalë shumë përpara dhe nuk ka çfarë ti bëjë gjuajtjes së lojtarit.

Ndërsa tek goli i dytë, është një gafë e pafalshme e tij.

/A.Pali/

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel