Drejtori sportiv i Vllaznisë Engin Firat, ka arritur marrëveshje me Federatën Moldave të Futbollit, për të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje.

Turku është prezantuar si trajneri i Moldavisë nga presidenti i federatës Leonid Oleinicenco, por 49 vjeçari ka nënshkruar një kontratë me kusht.

Dy ndeshjet e mbetura të eliminatore të “Euro 2020”, me Francën më 14 nëntor dhe me Islandën më 17 nëntor do të jenë si sfida prove për teknikun, pasi në bazë të paraqitjes së skuadrës do të vendoset dhe për të ardhmen, nëse do të mund të nënshkruajë një kontratë afatgjatë për fushatën e ardhshme kualifikuese.

Top Channel