Duhej të ishte brenda shtëpisë së tij në Shkodër, nga e cila nuk lejohet të dalë për shkak të masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata, por Bardhok Planaj është identifikuar dhe është arrestuar sot në qytetin e Lushnjes.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Bardhok Planaj, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtepi”, por nuk u gjet në banesë.

Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale  “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Më datë 03.12.2018 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër është lëshuar urdhër-ekzekutimi në bazë të vendimit penal nr.1168, datë 29.11.2018, në të cilin është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Bardhok Planaj për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave dhe stampave” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Ndaj tij është vënë edhe sekuestro preventive e një pallati 10 katësh me vlerën 2 milionë euro.

Top Channel