Fiona Papajorgji

Pas dekretimit të Besnik Muçit nga presidenti Ilir Meta, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ishte radha e Kuvendit të Shqipërisë të hidhte hapin e radhës për zëvendësimin e vakancave në këtë gjykatë.

Tre kandidatet e propozuara nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi, zonjat Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska u përballën në seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të ligjeve.

“Mendoj se përvoja e gjatë e imja do më ndihmoje në punën time për të çuar me tej të drejtën kushtetuese”, tha Vorpsi.

“Në vizionin tim Gjykata Kushtetuese duhet të orientohet tek respektimi i të drejtave të njeriut, në forcimin e legjitimitetit në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të behet neutralizuese e debateve kushtetuese politike. Objektivat sipas meje që duhet të ketë kjo gjykatë, do jenë në krijimin e një jurisprudence të re post-reformë. Ligji për Gjykatën Kushtetuese u ndryshua gjatë reformës në drejtësi, është ndër më të mirët dhe besoj se do i përgjigjet sfidave për të ardhmen në ceshtjen e të drejtave të njeriut dhe çështjeve kushtetuese”, tha Elsa Toska.

“Mendoj se plotësoj kushtet për të qenë anëtare e gjykatës Kushtetuese. Ka ardhur koha që Kushtetuesja të kalojë në stadin e forcimit të parimeve të vlerave kushtetuese”, tha edhe Fiona Papajorgji.

Javën e ardhshme komisioni ligjeve do të mblidhet për hartimin e një raporti e më pas në seancën plenare të 14 Nëntorit kuvendi, do të votojë për një nga këto tre kandidate

Muhamed Veliu

Top Channel