Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Kurdët sirianë pretendojnë se kishin arritur të vendosnin një spiun në rrethin e brendshëm të Abu Bakr al-Bagdadi, i cili vodhi një palë mbathje të liderit të Shtetit Islamik për të vërtetuar identitetin e tij, çka do t’i jepte pastaj dritën jeshile sulmit kundër kryeterroristit.
Forcat Demokratike Siriane (SDF) këmbëngulin se luajtën rol kryesor në gjurmimin e Bagdadit në një kompleks në veri të Sirisë, ku ai po planifikonte arratisjen përtej kufirit me Turqinë.
Donald Trump në këtë mënyrë e minimizoi rolin e SDF, që drejtoi fushatën ushtarake kundër Isis-it me trupat amerikane, por të cilën Trump e braktisi në fillim të këtij muaji duke urdhëruar trupat amerikane të largohen cka i hapi rrugën një sulmi turk kundër kurdëve sirianë.
“Që nga 15 maji, kemi punuar së bashku me CIA-n për të ndjekur Al Baghdadin dhe për të monitoruar nga afër,” tha Polat Can, një zyrtar i lartë i SDF në Twitter. “Një prej njerëzve tanë qe në gjendje të hynte në shtëpinë ku fshihej Al Bagdadi.
Ai i ndryshonte vendbanimet shumë shpesh dhe po përgatitej të transferohej në një vend të ri në Jerablus (në kufirin me Turqinë) “. Falë mbathjeve që ky person mori, u bë i mundur një test AND-je, dhe u vërtetua se bëhej fjalë saktësisht për kreun e shtetit islamik.
Top Channel