Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Fierit, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Fierit, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë është finalizuar sot operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.
Tre persona janë arrestuar në flagrancë dhe 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate janë sekuestruar.
Policia njofton se operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.
Tre personat e arrestuar janë:
M., 40 vjeç, banues në Fier.
K., 46 vjeç, banues në Fier
Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Top Channel