Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në rrugën Bilisht-Miras ku një 36 ka aksidentuar një 75-vjeçare.

E moshuara është dërguar me urgjencë në spital dhe nuk ka mundur që të mbijetojë për shkak të plagëve të marra, ajo ka ndërruar jetë pas disa orësh.

Policia ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit është arrestuar.

Njoftimi i policisë

Devoll

Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2019, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.H, 36 vjeç, banues në Sul, pasi në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka ndërruar jetë në Spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel