Në Bularat të Gjirokastrës është mbajtur sot ceremonia përkujtimore e të rënëve në luftën italo-greke.

 Në fjalën e tij Andonis Diamataris zv.ministri grek për çështjen e diasporës u shpreh:

Kënaqësi që përfaqësoj kryeministrin grek këtu. Jam shume i emocionuar të jem këtu.

Për shumë vite kam jetuar larg Greqisë në NeW York. Dhe është ndjenjë emocionuese, më kujton krenarinë dhe mallin për atdheun. Janë emocione të njëjta që ndjejmë në përvjetor të kësaj natyre.

Vëllezërit e mi, bashkëkombës, bashkëpatriot. Historia është e mbushur me përpjekje për liri dhe demokracinë.

Po në të njëjtën mënyrë edhe atëherë përpara 79 vitesh. Ai brez i grekëve, të rinjtë e asaj kohe, kryen detyrën e tyre duke iu përgjigjur thirrjes së historisë, me guxim dhe vetëmohim.

Luftuan kundër armikut superior, numerikisht shumë më të madh sesa ishim ne. E megjithatë fituam mbi errësirën, të nazizmit dhe fashizmit. Errësirë që kërcënonte të mbizotëronte në Europë dhe mbarë botën.

Në këtë vend të shenjtë prehen ata që ranë në 40-tën. U detyrohemi mirënjohje të përjetshme. Varrimi i tyre në kushte dinjitoze përbën detyrën tonë.

Në këtë kuadër do të doja të shprehja falenderim për Shqipërinë, për bashkëpunimin e saj në varrimin e të rënëve tanë. Kërkojmë vijimin e kësaj përpjekjeje të përbashkët. Detyra e jonë kundrejt të rënëve.

Të dashur patriot, jam këtu sot pasi kryeministri Micotaqis më kërkoi t’iu përcjell dashurinë e tij të pamatë dhe mbështetjen e tij. Jam këtu për t’iu thënë se nuk jeni të vetëm.

Grekët kudo ndodhen ashtu si ata të Amerikës, që kanë origjinën nga këto vende tuaja këtu që i njoh mirë dhe që shumë prej tyre janë miqtë e mi personal, e kanë vëmendjen sot të kthyer ndaj jush. Shumë prej tyre do të donin të ishin prezent të shikonin këtë ceremoni madhështore, sepse në fund të ditës, helenizmi është një dhe i pandarë. Prandaj populli është munduar të luftojë për gjuhë, për besimin në zot dhe traditat e tij. Për të gjitha ato që na bëjnë helen. Ju falënderoj që jeni këtu. Ju falenderoj që e ruani të pafikur flakën dhe pishtarin e dashurisë për Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA