Është zbardhur sot vendimi prej 140 faqesh i Gjykatës së Krimeve të rëndë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata shprehet se masa më burgim për Tahirin do të pezullohet pasi ai ka një fëmijë të mitur në ngarkim dhe se sjellja e tij pas veprës penale rezulton të ketë qenë e mirë dhe se nuk ka kryer më asnjë vepër tjetër.

“Në rastin në gjykim, gjykata vlerëson se plotësohen kushtet e veçanta që parashikon neni 59 i K.Penal, pasi masa e dënimit ndaj të pandehurit Saimir Tahiri është pesë vjet burgim dhe duke zbritur një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në tre vjet e katër muaj burgim, i pandehuri ka në ngarkim fëmijë të mitur në moshë të vogël dhe sjellja e tij pas kryerjes së veprës penale rezulton që të ketë qenë e mirë, pasi nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale. Ka qenë korrekt dhe i është përgjigjur thirrjeve të organit të akuzës në periudhën e hetimit.

Prandaj, gjykata bazuar në nënin 59 të K.Penal, do të urdhërojë pezullimin e vuajtjes së dënimit me burgim për të pandehurin Saimir Tahiri, thuhet mes të tjerave në arsyetimin e Gjykatës.

 

Top Channel