Ta kapnin të gjallë ose të vdekur: trupat amerikane me misionin të gjenin Abu Bakr Al Baghdadin ishin autorizuar për secilën prej këtyre mundësive. Forcat irakiano-kurde kishin ndaluar një prej disa grave të tij, një nip dhe njërin prej korrierëve më të besuar.

Informacionet e marra nga të tre ata i çuan në një vend të fshehtë të ISIS në shkretëtirën e Irakut perëndimor, një “stroful”, e cila u provua shumë e vyer, sepse brenda saj u gjetën sende personale të udhëheqësit të Shtetit Islamik, dhe koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehtë, një kompleks në Sirinë veri-perëndimore. Ndërsa helikopterët, Chinooks dhe Black Hawks, iu afruan godinës në provincën e Idlibit, të shkatërruar nga lufta, aty “ u hapën portat e ferrit”.

Duke menduar se mund të kishte ndonjë kurth në derën e përparme, ushtarët elitë cane muret e banesës ku fshihej Al Baghdadi. Dy bashkëshorte të tij, me breza eksplozivë në trup që fatmirësisht nuk shpërthyen, u vranë së bashku me disa luftëtarë të liderit të ISIS-it. Ndërsa kontrollin me kujdes shtëpinë, dhomë për dhomë, kryeterroristi futej gjithmonë e më thellë ne kthinat e saj.

Por forcat Delta kishin studiuar me kujdes planimetrinë e ndërtesës duke mësuar “përmendësh” çdo cep, vend të fshehtë dhe dalje të mundshme të saj. Ata ndihmuan 11 fëmijë që të largoheshin, ndërsa një grup ekstremistësh të ISIS-it, duke e kuptuar se ishte shumë vonë për ta, u dorëzuan.

Kur “pastruan” kompleksin, ushtarët amerikanë dhe qentë e tyre gjurmuan Al Baghdadin në një tunel të nëndheshëm, ku kryeterroristi kishte marrë me vete tre fëmijë. Ushtarët e dinin se tuneli nuk kishte dalje tjetër, ndaj u afruan ngadalë, duke nisur në fillim qentë e tyre të stërvitur mirë. Ishte në atë pikë që udhëheqësi I mbretërisë tashmë të shkatërruar të terrorit shpërtheu jelekun më eksploziv, duke vrarë veten dhe pengjet e tij të vegjël e të tmerruar.

Irida Vasia

Top Channel