Djemtë që janë obez hyjnë në pubertet më vonë se moshatarët e tyre me peshë normale.

Studimet e mëparshme janë përqendruar kryesisht te vajzat, dhe përfundimi ishte krejtësisht i kundërt.

Studiuesi kryesor në këtë studim, Joyce Lee nga Spitali i Fëmijëve në Miçigan, SHBA, deklaroi se vajzat obeze po hynin në pubertet më herët se moshatarët e tyre me peshë normale.

Është e paqartë pse mbipesha përshpejton pjekurinë seksuale të vajzave ndërsa ngadalëson pjekurinë e djemve. Vajzat dhe djemtë mendohet se janë shumë të ndryshëm për sa i përket pjekurisë seksuale dhe ka shumë të panjohura në mekanizmin hormonal që çon në pubertet.

401 djem me prejardhje të ndryshme socio-ekonomike në të gjithë Shtetet e Bashkuara u ekzaminuan dhe matjet e rritjes dhe zhvillimit u matën nga mosha 2 deri në 12-vjeç.

Shumë djem që janë obezë nuk shfaqin ndonjë ndryshim në organet gjenitale të tyre deri në moshën 11 e gjysmë.

Doktor Li beson se indi dhjamor është aktiv biologjikisht dhe ndikon në nivelet e hormoneve të caktuara që qarkullojnë në trup. Sipas një teorie, yndyrat lëshojnë një substancë që konverton androgjenin e mashkullit në hormonin femëror estrogjen, i cili përshpejton pubertetin te vajzat, por e ngadalëson atë te djemtë.

Është e pasigurt se cilat pasoja afatgjata mund të ketë kjo situatë në shëndetin dhe zhvillimin emocional të djalit. Mbipesha në vetvete ka efekte negative në psikikë, dhe me zhvillimin e ngadaltë seksual, këto efekte mund të jenë shumë më të theksuara.KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA