Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 27 tetor, ku pas një konflikti mbeti i plagosur me thikë një 19-vjeçar.

Forcat blu kanë arrestuar autorin e dyshuar ndërkohë që po procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Këta të dy gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Q., si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin D. M., 16 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi

Durrës

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 27 tetor, ku pas një konflikti mbeti i plagosur me thikë një 19-vjeçar.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes së 19-vjeçarit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Specialistët për Hetimin e Krimeve lokalizuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. M., 20 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Q., si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin D. M., 16 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Top Channel