Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, deputeti Korab Lita foli edhe për problemet që e mbajnë larg Partisë Demokratike. I hyrë në Kuvend nga listat e PD-së, Lita foli për mungesë të demokracisë brenda partisë më të madhe opozitare në vend.
“PD nuk ka ndryshuar, por ka ndryshuar drejtimi. Mua më mban larg struktura drejtuese e PD-së, moszbatimi i statutit, mungesa e demokracisë së brendshme dhe mbyllja e sistemit”, tha Lita.
Sipas Litës, kjo situatë “fillesën e ka në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese, por agravoi në dy zgjedhjet e fundit”.
Korab Lita komentoi sërish edhe vendimin e PD-së për të dalë nga Parlamenti.
“Vendimi për të dalë nga Parlamenti ishte i gabuar. Kundërshtarin nuk e zgjedhim vetë, dhe nëse t’i do të dalësh në ring e të bëhesh kampion, duhet të mundësh kampionin”, tha ai.
Top Talk/ Kush po e kërcënon deputeten Hajdari?!
Top Channel