Luka Jovic dhe modelja serbe, Andjela Manitasevic, janë ndarë. Çudia në këtë rast lidhet me faktin se vetëm pak kohë më parë ishin bërë prindër. Motivet e divorcit i ka shpjeguar qetësisht pikërisht ish-partnerja e sulmuesit të Real Madridit, në një intervistë të fundit. Ata, në fakt, i kanë ruajtur marrëdhëniet, aq sa modelja deklaroi se Jovic nuk do të ishte kundër nëse ajo nis një lidhje me një burrë tjetër.

“Edhe Luka Jovic është i lirë të shoqërohet me vajza të tjera”, – shprehet ajo, kur pyetet nëse babai i fëmijës është lidhur me një tjetër modele serbe. Bëhet fjalë për Sofjia Milosevic, ish-in e Adem Ljaijc. E veçanta? Në janar, kur u nda nga ish-sulmuesi i Interit dhe Torinos kishte deklaruar: “Mjaft më me futbollistë!” Por duket se ka ndërruar mendje.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel