“Lehtësoni emigracionin”/ Shmanget tragjedia tjetër me kamion, laburistët thirrje qeverisë

28/10/2019 14:20

Laburistët kërkuan që qeveria të lehtësojë hyrjen e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar pas debateve që ka ngjallur vdekja e tmerrshme e 39 emigrantëve të gjetur pa jetë në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik.

Sekretarja e Brendshme në hije, Shadow Diane Abbott tha se personat me një ‘pretendim ligjor’ për të jetuar në Britani duhet të ndihmohen që të hyjnë me lirshëm në vend.

Komentet e saj erdhën në kohën kur ministri i kabinetit Nicky Morgan doli me pretendimin se për të luftuar trafikimin janë pjesërisht rezultat i ngërçit të Brexitit.
Abbott i tha Andrew Marr Show të BBC-së se siguria duhet të përmirësohej në portet e brigjeve lindore, përpara se të shtonte: ‘Unë mendoj se duhet të hiqet dorë nga supozimi se emigrantët janë një kërcënim dhe gjithmonë një problem”.

Sakaq, dy shoferë rumunë kamionësh u arrestuan nga policia franceze pasi tetë afganë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u zbuluan në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik në Calais. Të gjithë ata po vuanin nga hiportermia. Prangosja u bë në portin francez kur dy burrat u përpoqën të merrnin një traget që shkonte në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse do të kishin qëndruar edhe ca në kamion, gjendja e emigrantëve mund të ishte rënduar ndjeshëm, thonë autoritetet franceze. Ata janë dërguar të gjithë në një spital të Calais-ë. Calais-Dover është një rrugë e përdorur rregullisht nga azilkerkuësit, ndërsa trafikantet marrin deri në 10 mijë paundë për kokë për personat që kalojnë në anën tjetër.

Irida Vasia

Top Channel