Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Nettuno të Italisë ku një 50-vjeçar Luan Zalta ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij Shpendi Allushi.

45-vjeçari kishte mbërritur në Nettuno me tren dhe më pas shkoi në shtëpinë e motrës dhe kunatit të tij në periferi të Nettuno me makinë, në Via degli Abruzzi në zonën Le Grugnole, ku pas disa orësh do të përfundonte viktimë.

Sapo ai ka hyrë në shtëpi është përshëndetur me të pranishmit dhe kanë nisur diskutimet në lidhje me një mosmarrëveshje që ata kishin.

Pasi kanë diskutuar në shtëpi ka plasur sherri dhe Luani ka nxjerrë armën e gjahut që e mbante të fshehur në shtëpi pasi e kishte pa leje dhe ka qëlluar vetëm një herë kunatin e tij, duke e lënë të vdekur për shkak të plagëve që i ka dhënë në fytyrë.

Më pas ai ka telefonuar policinë duke u thënë: Ejani, pati një tragjedi.

Zalta është arrestuar dhe është shoqëruar për në urgjencë për tu mjekuar pasi kishte marrë plagë në kokë nga sherri që ka pasur me kunatin.

Në pyetje janë marrë të gjithë familjarët për të zbardhur rrethanat që çuan deri në këtë krim makabër.

/A.Pali/

Top Channel