Pavarësisht se nuk ka elemente provues për të mbështetur përgjimet ambjentale të Habilajve, ka prova dhe indicje që tregojnë një situatë marrëdhëniesh apo lidhjesh të qëndrueshme të të pandehurit, Saimir Tahiri me të pandehurin Moisi Habilaj.

Kështu shprehet Gjykata e Krimeve të Rënda në vendimin prej 140 faqesh të zbardhur më tepër se një muaj nga dënimi i ish-ministrit të brendshëm dhe ish-drejtorit të policisë, Jaeld Cela, të cilëve iu rrëzuan akuzat e grupit kriminal dhe të drogës, si dhe u shpallën fajtor për shëprdorim detyre.

Në vendimin unanim të tre gjyqtarëve, përmendin si të dhëna shërbimet e vazhdueshme të Habilajve, gjatë udhëtimit të ish-ministrit në Greqi, përdorimin dhe shitjen e një automjeti Artan Habilajt, udhëtimi i të afërmëve të ish-ministrit në Itali, në të njëjtën kohë me Moisi Habilajn dhe madje edhe qëndrimi në të njëjtin hotel. Më tej gjykata përmend edhe komunikimet e shpeshta telefonike, mes Moisi Habilajt dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë të ish-ministrit në atë kohë, me detyrë drejtori i inspektimit në Ministri.

Gjykata thekson se të gjitha provat e paraqitura nga Prokuroria janë vetëm indicje që nuk plotësojnë kushtet për ekzistencën e fakteve. Më tej gjykata shpjegon se nuk vërtetohet dhënia e dhuratave dhe e shumave të parave të pandehurit dhe të familjarëve të tij, si përfitime për mbështetjen e referuar, si dhe nuk provohet marrëdhënia mes të pandehurit Saimir Tahiri dhe të paktën njërit prej të pandehurve në procedim, të lidhur Moisi Habilajt.

Duke i rënë ndesh veprimeve të prokurorisë, gjykata shton se nuk identifikohen nga provat e administruara të Prokurorisë edhe verpime konkrete të kryera nga i pandehuri Saimir Tahiri, në kuadër të një marrëveshje për të ndihmuar grupin kriminal në ekzekutimin e episodeve konkrete në të cilat është sekuestruar lënda narkotike, si edhe nuk vërtetohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm bashkëpunimi dhe qenia e të pandehurit Saimir Tahiri, pjesëmarrës dhe anëtar i këtij grui kriminal.

Por gjykata çmon se megjithatë, fusha e veprimatarisë shtetërore të të pandehurit Saimir Tahirim, në detyrën e Ministrit të Brendshëm lidhej pikërisht mes të tjerave me parandalimin dhe lufitimin e kriminalitetit, veçanërisht të veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të narkotikëve dhe të gjitha veprimtarive të tjera të paligjshme që lidhen me të, referuar legjislacionit përkatës. Saimir Tahiri u dënua nga Gjyakata nga pesë vite burg me 3.4 vite shërbim prove.

Anila Hoxha

Top Channel