Rreth orës 11 të paradites së sotme pritet të fillojnë në Bularat ceremonitë zyrtare tek varrezat e dëshmorëve.

Athina zyrtare deklaroi më herët se një delegacion zyrtar i saj do të jetë i pranishëm në ceremonitë përkujtimore të të rënëve në luftën italo-greke në vitet 1940- 1941.

Athina është shprehur më herët se ceremonitë që do të zhvillohen në jug të Shqipërisë, do të kenë karakter përkujtimor dhe jo politik, kur deklaron se pala greke në këto ceremoni do të përfaqësohet prej zv-ministrit të Jashtëm, përgjegjës për çështjet e diasporës, Andonis Dhiamataris dhe ambasadores greke në Shqipëri, Sofia Filipidhu, ndërsa ceremonitë do të zhvillohen sipas marrëveshjeve dhe protokolleve të firmosur më herët prej Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministria e jashtme Greke, bën me dije se ceremonitë do të zhvillohen ne bashkëpunim me palën shqiptare, siç parashikohet në traktatin e bashkëpunimit për kërkimin, identifikimin dhe rivarrimin e të rënëve të luftës, firmosur prej dy vendeve dy vjet më parë.

Top Channel