Policia e Kosovës nuk ka lejuar që në vendkalimin kufitar në Brnjak të Zubin Potokut të futet skuadra e të rinjve Ras nga Novi Pazari.
Pionierët dhe kadetët e kësaj skuadre, në Mitrovicën e Veriut do të luanin me moshatarët e tyre të “Trepçës”, përkatësisht “Poletarac”. Mediet serbe shkruajnë se në kuadër të javës së 3-të të Ligës ndër regjionale ishte planifikuar të zhvillohet edhe ndeshja “Trepça ‘ Novi Pazar, por skuadra serbe as nuk është nisur fare, pasi e ka kuptuar se nuk do të lejohej të hynte në Kosovë. Trajneri i skuadrës “Poletarac” nga Mitrovica e Veritut, Sasa Trpkovic, ka thënë për Kosovo online se ky vendim është i pakuptueshëm. “Më e lehta që mund të thuhet për këtë rast është se kemi të bëjmë me një presedan. Është e pakuptueshme që fëmijëve t’u ndalohet të luajnë e të shoqërohen. Na mbetet që të gjitha ndeshjet t’i zhvillojmë jashtë Kosovës si mysafirë. A thua sportistët tanë nuk e kanë merituar të kenë përkrahjen e qytetit të tyre, familjarët, shokët…”, ka pyetur Trpkovic duke shtuar se veprime të tilla mund të ndikojnë në largimin e të rinjve, durimit të të cilëve i ka ardhur fundi”.
Top Channel