Klodian Braho

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do miratojë brenda 30 ditësh 8 emrat e prokurorëve që do të hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë në njësinë e posacme SPAK.

Pas përfundimit të mbledhjes se KLP u bë e ditur se kryetari Gent Ibrahimi paraqiti para Këshillit fazën aktuale në të cilët ndodhet procesi e krijimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në 16 Korrik 2019, Këshillit i Lartë i Prokurorisë ka renditur 15 kandidatë prokuror për SPAK. Tashmë 8 prej tyre kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë,

Altin Dumani

Arben Kraja

Klodian Braho

Enkeleda Millonaj

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Elida Kaçkini

Behar Dibra

Prokurori Ndini Tavani është tërhequr më herët nga gara për SPAK dhe në datën 11 Tetor 2019 është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Kandidatja Manjola Kajana është ankimuar në datën 2 Gusht 2019 nga Komisioneri Publik dhe ndodhet aktualisht në pritje të vendimit përfundimtar të Kolegjit Posaçëm të Apelimit (KPA).

Kandidatja Anita Jella nuk ka arritur të kalojë instancën e parë të vetingut për shkak se seanca dëgjimore është shtyrë pasi përfaqesuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Kandidati ka sjell provat e reja.

Besnik Muçi është zgjedhur si anëtar në Gjykatën Kushtetuese me dektret të Presidentit në datën 16 Tetor 2019. Duke u nisur nga kjo situate, Komisioni i Posaçëm për ngritjen e SPAK në Këshilli të Lartë të Prokurorisë ka propozuar disa hapat për konstituimi i SPAK. Sipas propozimit kërkohet që brenda 30 ditëve (ose brenda muajit nëntor 2019) në mbledhje plenare të Këshillit të përmbyllet procedura e ngritjes në detyrë për 8 prokurorët kandidatë për Prokurorinë e Posaçme dhe të kryhet emërimi i tyre pranë kësaj prokurorie.

Gjatë kësaj periudhe tranzitore, Komisioni Posaçëm propozon që Këshilli (komisionet përkatëse) të përgatisin aktet e nevojshme për t’u miratuar. Këto akte përfshijnë: Vendimet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme; Vendimin për caktimin e përherëshëm të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme me mandat 3 vjeçar nga 8 prokororë të emëruar në Prokurorinë e Posaçme; Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetër; Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të caktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda por janë emëruar pranë një prokurorie tjetër.

Emërimin e prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm (duhet theksuar që me fillimin e punës së Prokurorisë së Posaçme pushon së funksionuari Prokuroria e Krimeve të Rënda).

Komisioni propozon gjithashtu që Këshilli të autorizojë Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të koordinojë punën me Këshillin e Lartë Gjyqësor për të marrë në mënyrë të njëkohshme vendimet përkatëse për Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme. Ekzistenca e njërit organ pa tjetrin, qoftë edhe disa orëshe mund të sjellë probleme. Pas emërimit të 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap menjëherë garën për shprehjen e interesin nga ana e 8 prokurorëve tashmë të emëruar për pozicionin e drejtuesit, fazë e cila zgjat 5 ditë. Gjithë procesin duhet të mbarojë brenda 30 ditëve.

Anëtarët e Këshillit kanë shprehur opinionet e tyre rreth këtij propozimit i cili është votuar në unanimitet.

FOTO GALERI
1/8
Enkeleda Millonai

Top Channel