“Shtëpia e tmerreve” ku askush s’i fiton dot 20 mijë dollarët

25/10/2019 22:44

“Shtëpia e tmerreve”, një lloj forme argëtimi ku njerëzit futen dhe tremben nga aktorë ose nga të papritura të tjera.

Kjo në SHBA quhet më e frikshmja në botë. Është aq e frikshme sa pronari i detyron vizitorët të sjellin leje nga mjeku e të firmosin një kontratë me 40 faqe.

Veç kësaj, bëhet një kontroll që i ke sigurimet shëndetësore të paguara dhe merresh në intervistë për të verifikuar gjendjen mendore. Më pas bëhet edhe test për drogë.

Pjesëmarrësit pastaj shohin një video rreth dy orë e gjatë, e cila i përgatit mendërisht.

Jo vetëm kaq, por nëse tregohen aq trima sa t’i shkojnë deri në fund mund të fitojnë 20 mijë dollarë. Por askush nuk ia ka dalë deri tani.

Aj.P

FOTO GALERI
12/14
Krijimi i kësaj loje i ka kushtuar gjysmë milioni dollarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA