Babis Karathano ka tentuar të hyjë në Shqipëri sot në oren 15 nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës. Ai është paraqitur para policëve shqiptarë duke ecur në këmbë dhe për orë të tëra ka qëndruar në kufi për shkak se policia shqiptarë ka bërë kontrolle.

Ai rezulton të jetë shoqëruar një vit më parë kur ka marrë pjesë në ceremoninë për varrimin e Kacifas, ekstremistit grek që u vra nga policia shqiptare ndërsa po bënte terror i armatosur pranë fshatit Bularat në Gjirokastër.

Ka qenë vetë Karathano ai që ka treguar urdhërin e ndalimit dhe dokumentin që mban firmat e dy policëve Alida Baboci dhe Durim Zani. Dokumenti me të cilin ai është paraqitur në kufi mban emrin Haramablo Karathanos.

Pas kontrollit policët shqiptarë i kanë dhënë një dokument ku shkruhet se Karathano nuk ka dokumentacionin e duhur që justifikon qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.

Top Channel