Akuza për abuzime në KOKSH/ Bezhani shënjestron anëtarët e bordit dhe Sekretarin e Përgjithshëm

25/10/2019 19:40

Komiteti Olimpik Shqiptar është përfshirë në një situatë delikate ku presidenti i tij, Viron Bezhani në një konferencë për shtypë ngriti akuza të forta në drejtim të disa anëtarëve të bordit drejtues të institucionit e sidomos Sekretarit të Përgjithshëm të tij, Stavri Bellos të cilin e akuzoi për abuzime financiare.

Presidenti i komitetit olimpik Shqiptar e shtoi dozën e akuzave në drejtim të disa anëtarëve të institucionit që kanë të bëjnë rritjen e pagave të administratës.

Por presidenti i komitetit olimpik Shqiptar nuk e la me kaq. Ai vendosi t’i përgjigjej një Komunikate për shtyp të këtij komitetit ku flitej edhe për tatimin e mbajtur ndaj sportistëve.

Kreu i institucionit më të lartë sportiv në vend përmendi edhe disa momente të tjera që ai i konsideroi si shkelje flagrante duke shtuar se ato duhet të hetohen nga të gjitha organet kompetente.

Klara Asqeriu

Top Channel