U desh më shumë se një dekadë për ta përgatitur dhe për pak dështoi si pasojë e një mosmarrëveshjeje diplomatike.

Tani një nga ekspozitat më të kushtueshme të artit në botë, e hapur me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Leonardo da Vincit, më në fund është hapur për publikun.

Muzeu i Louvrit në Paris, shtëpia e Mona Lisës së da Vincit, ka hapur dyert të enjten për të ekspozuar më shumë se 160 vepra të erës së rilindjes, disa prej të cilave janë huazuar nga mbretëresha elisabetë dhe nga Bill dhe Melinda Gates.

Ekspozita pritet të tërheqë më shumë se gjysmë milioni vizitorë gjatë katër muajve të ardhshëm, dhe synon të ofrojë një kuptim më të thellë të metodave të punës së artistit, duke përdorur shënimet e tij, teknologjinë infra të kuqe dhe realitetin virtual.

Leonardo da Vinci, ishte një inxhinier, projektues, shkencëtar dhe artist, i apasionuar pas formave njerëzore, sjelljes së kafshëve dhe bimëve…

Ai po ashtu ka projektuar armë, mjete pune ndërsa në shënimet e tij përfshihen edhe interpretime të teknikave të ndërtimit arkitekturor.

Top Channel