Myftiu i Elbasanit Z. Agim Duka i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të marrë masa të menjëhershme për kthimin e familjeve shqiptare të mbetura në Siri.

Sipas myftiut të Elbasanit rekrutimet e shqiptarëve janë bërë përmes rrjeteve sociale ndërsa personat vijnë nga familje me probleme ekonomike.

Myftiu i Elbasanit i theksoi qëndrimet e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Elbasan në të cilin është diskutuar mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe pasojat e tij.

Një delegacioni i lartë i Turkmenistanit, i cili ndodhet për një vizitë 4 ditore në vendin tonë, gjithashtu ka marrë pjesë në mbledhjen e këtij këshilli për të shkëmbyeër eksperiencat mbi ekstremizmin e dhunshëm.

Bruna Kercuku

Top Channel