Kosova është duke e ngritur industrinë e informacionit dhe komunikimit, e cila mundëson vende pune të qëndrueshme.

Shumica e kompanive të ICT kanë klientë ndërkombëtarë me të cilët konkurrojnë në çmime dhe kualitet, dhe së fundi ICT kosovare po krijojnë aplikacione për telefona të mençur dhe tabletë. Kështu u tha në konferencën dyditore të mbajtur nga Kosict në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit. Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt tha se Kosova ka potencial të madh për të arritur në fushën e teknologjisë, por fatkeqësisht nuk vlerësohet nga jashtë.

“Ne jemi të bashkuar në ketë ndërmarrje për të sjellë IT kosovare, e cila është madhështore edhe për ndërkombëtarët. Gjithmonë kam besuar se ky vend ka potencial të madh dhe shumë shpesh nuk vlerësohet nga jashtë, sepse perceptimi për Kosovën është siç është jo vetëm nga ana politike, por edhe për sipërmarrjen, një perceptim i cili ndryshon menjëherë pas 24 orëve të para gjatë qëndrimit këtu. Shpresoj se qeveria e re do të ofrojë një strukturë të shkojë edhe më lart”, tha ambasadori Heldt.

Ai përgëzoi Shoqatën Kosovare të ITC-s, pasi sipas tij kanë funksionuar si një sistem i integruar, me rreth 185 anëtarë të regjistruar, të cilët po bëjnë një punë të mirë. Ndërsa Matthew Cullinane nga USAID tha se Kosova është duke e ngritur industrinë e ITC-s gjë e cila mundëson vende pune të qëndrueshme.

“Gjërat më të rëndësishme janë mësimi, relacionet dhe bërja e marrëveshjeve. Kosova është duke e ngritur industrinë e ICT , një mundësi e shkëlqyeshme, e cila mundëson vende pune të qëndrueshme, rrit eksportin dhe e shtyn zhvillimin ekonomik të Kosovës, të cilat janë prioritet i SHBA-së për Kosovën” , u shpreh Cullinane.

Ajo tha se shumica e kompanive të ICT në Kosovë kanë klientë ndërkombëtarë me të cilët konkurrojnë në çmime dhe kualitet, si dhe së fundi ICT kosovare po krijojnë aplikacione për telefona të mençur dhe tabletë.Këshilltarja e bizneseve për kompani, Iva Matasich ka treguar para të pranishmëve për hapat që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrihen suksese në tregun e industrisë së informacionit dhe teknologjisë.

“Bashkimi është fillimi , dhe arritja është suksesi. Ne jemi inovativ, jemi kreativë si Ballkan dhe nëse dëshironi të arrini diçka, ju duhet të rrethoheni me njerëz dhe ekip, të bëjmë diçka në biznes ose në jetën private. Gjithmonë është dikush, i cili është kreativ dhe me ide, mirëpo gjithmonë qëndron dikush tjetër që shfaq rezerva dhe se a mund të funksionojë në treg ose mund të jetë diçka monotone. Gjëja e parë kur dëshironi të hapni treg të ri është koha , të qenit në vend të mirë dhe moment të duhur dhe ta ndjesh atë që do të ndodhë si dhe mendimet e mëdha”, tha Matasich.

Konferenca rajonale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “Tech Festival KosICT”, do të vazhdojë punimet edhe nesër

Top Channel