Edhe kjo nuk kishte ndodhur më parë. Një 35-vjeçar u martua me të fejuarën e tij të vdekur në një martesë-funeral, pasi ajo humbi betejën me kancerin e gjirit, përpara se të mund të realizonte ëndrrën për t’u bërë nuse.

Xu Shinan nga Kina u kurorëzua në martesë me partneren e tij prej 12 vjetësh, Yang Liu, pasi një ditë pas vdekjes së saj zbuloi një listë me gjëra për dasmën që e reja dëshironte të blinte.

Në ceremoni Yang ishte veshur me një fustan të bukur nusërie dhe e rrethuar me lule ngjyrë rozë.

Xu shpërtheu në lot pasi lexoi betimet e tij dhe të së ndjerës, ndonëse ajo i kishte kërkuar që të mos qante.

“Për gjithë jetën time do të jem në dhimbje, por nuk do të dorëzohem”, tha Xu para trupit të pajetë të Yang.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel