Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në Durrës ku raportohet se një person, shtetasi D.Arapi rreth 55 vjeç është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë e dërguar në spital. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet për vdekje natyrale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel