24 tetori i vitit 2019 do të mbahet mend në historinë e Spanjës si dita e fundit kur një diktator europian vazhdonte të nderohej në një mauzole publik.

Pothuajse 44 vite pas vdekjes, eshtrat e tij u vendosën në një helikopter për t’u larguar nga varrezat e dëshmorëve, e për t’u çuar te varrezat e familjes, ku janë dhe eshtrat e gruas dhe vajzës së tij të vetme.

Megjithatë, ky vendim i qeverisë spanjolle nuk u mirëprit nga të gjithë. Nëpër rrugë u panë mbishkrime muresh “Franko Jeton”, ndërkohë që shumë të tjerë protestuan kundër lëvizjes së eshtrave.

“Lugina e të Rënëve”, ku ishte varrosur Franko, është si vend i shenjtë për të djathtën ekstreme. I lindur në Galici, në një familje ushtarake, ai u bë gjenerali më i ri në Spanjë në vitet 1920. Pasi të majtët e Frontit Popullor erdhën në pushtet në vitin 1936, Franko dhe gjeneralët e tjerë nisën një revoltë që u kthye në një luftë civile 3-vjeçare. Franko e fitoi luftën me ndihmën e Gjermanisë naziste dhe Musolinit fashis, dhe vendosi një diktaturë duke e quajtur veten El Caudillo. Ai e mbajti pushtetin me forcë deri në vitin 1975. Pasi vdiq, Spanja nisi tranzicionin në demokraci.

Aj.P

FOTO GALERI
2/9
Pasi të majtët e Frontit Popullor erdhën në pushtet në vitin 1936, Franko dhe gjeneralët e tjerë nisën një revoltë që u kthye në një luftë civile 3-vjeçare

Top Channel