Shtatë nxënës të shkollës së mesme në njësinë administrative të Shupenzës në Dibër janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Tre nxënës ndodhen aktualisht në spitalin e Bulqizës, ndërsa tre të tjerë janë dërguar për trajtim në spitalin e Peshkopisë.

Nga të dhënat paraprake dhe jo zyrtare dyshohet se brenda ambienteve të shkollës është përdorur një sprai, çka ka shkaktuar probleme te disa nxënës.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel