39 trupat e gjetur brenda një kamioni bullgar në Angli i përkasin kombësisë kineze. Janë mediat britanike që konfirmojnë shtetësinë dhe kombësinë e viktimave.

Kamioni u gjend në një park industrial në Essex, në juglindje të vendit, i cili kishte hyrë nga Uellsi dhe autoritetet belge dyshojnë se është nisur nga porti i Zeebrugge.

Ekspertët britanikë thanë se viktimat kanë pasur një vdekje të ngadaltë dhe të tmerrshme. 38 të rinj dhe një adoleshent kishin si denstinacion Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosën të iknin atje në mënyrë ilegale.

Ata hipën në kamion, por mbërritën të vdekur. Ekspertët thonë se emigrantët u futën në brenda frigoriferëve. Mendohet se temperaturat brenda frigoriferit kanë qenë -25 gradë celscius.

Ekspertët thonë se thirrjet e tyre për ndihmë ranë në vesh të shurdhët pasi shoferi nuk i dëgjonte dot. Vdekja e tyre ishte e ngadaltë dhe e tmerrshme pasi kaluan mbi 15 orë udhëtim në temperatura -25 gradë celcius.

Kur kamioni mbërriti në Britaninë e Madhe, nuk kishte gjë tjetër veçse një ‘tufë’ me trupa të vdekur.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel