Parku Kombëtar i Prespës njihet edhe për pasuritë e faunës dhe florës që ka brenda saj. Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA) përmbushi javën e kaluar kontrollin e parë të kamerave kurth të vendosura për këtë sezon monitorimi në Prespë, ku e gjithë sipërfaqja gjeografike është mbuluar duke u bazuar në shtigjet më të përshtatshme për kalimin e gjitarëve të mëdhenj.

Nga këto kamera janë fotografuar kafshë të shumta që kanë parkun e Prespës si shtëpinë e tyre.

Mbi 30 foto gjitarësh u fotografuan me lloje si ariu i murrmë (Ursus arctos), macja e egër (Felis silvestris), derri i egër (Sus scrofa), kunadhja (Martes foina), dhelpra (Vulpes vulpes), ujku (Canis lupus) etj.

Ky studim realizohet në kuadër të projektit “Strengthening NGO-led Conservation in the Transboundary Prespa Basin” financuar nga PONT dhe Aage V.Jensen Charity Foundation.

FOTO GALERI
15/16
Dhelpra - Red fox (Vulpes vulpes)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA