Një person i armatosur u arrestua pasi vodhi një ambulancë dhe e përdori për të përplasur disa njerëz në Oslo të Norvegjisë.

Policia norvegjeze tha se u detyruan të qëllojnë e ta plagosin personin pasi kishte përplasur me ambulancë një familje që po kalonte.

Sipas policisë, ai goditi një grua që po shtynte një karrocë me dy fëmijë binjakë.

Gruaja dhe fëmijët janë duke marrë trajtim në spital, bashkë me një çift tjetër që po kalonin aty pranë.

Ambulanca ishte vjedhur nga universiteti i Oslos, dhe ende nuk dihet arsyeja e sulmit.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA