Fëmijët janë mes blogerëve më të ndjekur në Rusi.

Disa prej tyre madje nuk kanë arritur ende moshën për shkollë, por kjo nuk i pengon të marrin miliona shikime me video të tyre që hapin lodra apo ëmbëlsira. Lisa Anokhina, ishte 11 vjeç kur njerëzit filluan ta njihnin nëpër rrugë. Tani, një vit më vonë, ajo është një nga fëmijët blogerë më popullorë dhe të njohur në Rusi, me 2.3 milionë ndjekës në Instagram.

“Njerëzit filluan të më njihnin kur unë kaloja në rrugë ndoshta kur isha 11 vjeç, kur fillova të xhiroja video me Rakhim Abramov, një bloger rus 23-vjeçar. Ai është vëllai im në Instagram. Ne filluam të xhironim bashkë video dhe njerëzit nisën të vizitonin sajtin tim”, tregon Anokhina.

Liza thotë se në telefon kalon mesatarisht tetë orë në ditë. Kjo është diçka jo e mirë – thotë ajo, por shton se nuk e përdor telefonin vetëm për të parë video. Ajo shkruan ditarin e saj elektronik, bën detyrat, e përdor telefonin në mënyrë aktive.

Për ekspertët, Youtube-i dhe videoblogu janë rritur shumë dhe çdo vit rritet edhe numri i fëmijëve që i bën dhe i sheh këto video.

Top Channel